Plagosi me armë 15-vjeçarin brenda picerisë në Tiranë, arrestohet autori

Nga A2 CNN
3 Qershor 2025, 20:17 | Kronikë

Plagosi me armë 15-vjeçarin brenda picerisë në

Ka rënë në prangat e Policisë autori i plagosjes së 15-vjeçarit në një piceri në Tiranë, pak ditë më parë.

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se i arrestuari është 21-vjeçari Aldo Neziri dhe dyshohet se ngjarja ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta, shkruan A2 CNN.

Po ashtu, sipas Policisë, dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri, ndërkohë që ijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë-Plagosi me armë atipike, për motive të dobëta 15-vjeçarin në një piceri te “Ali Demi” si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar edhe në inteligjencën policore, kapet dhe vihet në pranga nga Policia.

Dje u arrestuan edhe 3 punonjës të picerisë, pasi dyshohet se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri. Vijon puna për kapjen e administratorit të picerisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i kontrolleve të pandërprera, bazuar në inteligjencën policore, kapën dhe ndaluan shtetasin A. N., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Ndalimi i tij u bë pasi, më datë 01.06.2025, në një piceri te “Ali Demi”, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë atipike një 15-vjeçar.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, në ngarkim të 21-vjeçarit.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos