Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një organizate kriminale

Nga A2 CNN
29 Korrik 2025, 12:43 | Kronikë

Kapet në autostradën Tiranë–Elbasan, kreu i një

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 59-vjeçarin Ilir Kociaj (Koçiaj), kreun e një organizate kriminale ndërkombëtare, i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 18 vite burg nga autoritetet italiane për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia njofton se Kociaj u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij tip “Audi Q5” në autostradën Tiranë–Elbasan, ndërsa automjeti u sekuestrua nga Policia.

“59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”. Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale”, njofton Policia.

Operacioni “Hierarkia” u finalizua nga Forca e Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime në bashkëpunim me “Shqiponjat” dhe Seksionin e Kërkimit, ndërsa i arrestuari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos