Kapet shqiptari mes 600 rrënjësh kanabis në Gjermani

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 19:48 | Kronikë

Kapet shqiptari mes 600 rrënjësh kanabis në Gjermani

Policia gjermane vuri në pranga një shtetas shqiptar pasi në banesën që kishte marrë me qira kishte kultivuar rreth 600 rrënjë kanabis sative.

Operacioni u policisë u zhvillua në qytetin e Recklinghausen kur policia u njoftua nga fqinjët për aromën e kanabisit që ndihej nga shtëpia e shqiptarit.

Sipas mediave gjermane banesa ishte përshtatur për rritjen e kanabisit, ndërsa xhamat e dritareve ishin mbuluar për të fshehur aktivitetin ilegal.

Sakaq, mësohet se bimët ishin thuajse gati për korrje, ndërsa hetimet e mëtejshme vijojnë për gjetjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos