U kapën me 2 kilogramë kokainë e mijëra euro, arrestohen 2 shqiptarë në Itali

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 16:18 | Kronikë
U kapën me 2 kilogramë kokainë e mijëra euro, arrestohen 2
Foto ilustruese, policia italiane

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali, ndërkohë që u janë sekuestruar rreth 2 kilogramë kokainë dhe rreth 4 mijë euro.

Rreth gjysmë kilogrami lëndë narkotike u gjet në fundin e rremë të një makine, e bllokuar nga oficerët në kabinën e pagesës "Alessandria East", pasi skuadra zbuluese kishte monitoruar një kalim të mundshëm droge.

Megjithatë, me sa duket, në automjet kishte vetëm një kuti këpucësh bosh, por hetimet e mëtejshme zbuluan vendin e fshehjes së lëndës narkotike.

Një kilogram e 300 gramë kokainë u gjet në një garazh në qendër të Alessandria, pasi kontrolli i shtëpisë kishte dhënë rezultate negative. Raportohet se, në pranga kanë rënë dy persona me kombësi shqiptare 36 dhe 33 vjeç, pa precedentë penalë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos