Karaburun, dëmton 56-vjeçarin në këmbë me helikën e skafit, shoqërohet drejtuesi

Nga A2 CNN
13 Korrik 2024, 15:38 | Kronikë

Karaburun, dëmton 56-vjeçarin në këmbë me

Sot, në Karaburun, një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F. T., gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit”, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A. K., 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. 56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital. 

Sipas burimeve, 56-vjeçari ka marrë dëmtime të shumta në këmbë dhe u transportua drejt Tiranës me helikopter.

Karaburun, dëmton 56-vjeçarin në këmbë me

Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor i DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos