Katër gazetarët e një portali lajmesh shisnin ekstazi në ish-Bllok, detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë

Nga Xhensila Kodra
17 Dhjetor 2024, 10:41 | Kronikë

Policia e Tiranës arrestoi katër persona të cilët akuzohen për shitjen ekstazisë në ish-Bllok. Në pranga përfunduan Ergis Noka, Drin Vjerdha, Kristofor Pandelejmoni, Mario Çerra, shkruan A2 CNN.

A2 CNN ka mësuar se katër të arrestuarit nga antidroga e Tiranës punonin si gazetarë në një portal lajmesh. Ata kishin një zyrë në zonën e ish-Bllokut, të cilën e përdornin për shpërndarjen e lëndës narkotike. Kryesisht aktivitetin e ushtronin në zonën e ish-Bllokut.

Gjatë kontrollit në zyrat e portalit janë gjetur dhe pajisje që përdoren për kultivim kanabisi. Grupi hetimor ka dyshime se të arrestuarit kultivon drogë në vende të tjera. Sa i takon ekstazisë dyshohet se ata e siguronin përmes Kosovës dhe Serbisë. Çmimi i ekstazisë shitej 10 mijë lekë më shumicë kurse 1 tabletë e vetme kushtonte 30 mijë lekë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos