Policia e Beratit ka arrestuar katër persona, të dyshuar si autorë të disa rasteve zjarrvënieje në lagjen “Uznovë” dhe në fshatrat Osmëzezë e Drenovicë, ku u rrezikuan banesa, u dogjën sera, sipërfaqe toke dhe pemë frutore.
Në Berat, 49-vjeçari Sh. D., banues në “Uznovë”, akuzohet se ndezi zjarr që rrezikoi banesa dhe dogji tokë bujqësore. Në fshatin Osmëzezë, 56-vjeçari Z. M. dyshohet se dogji tokën e tij, duke shkaktuar djegien e pemëve frutore të dy qytetarëve, shkruan A2 CNN.
Ndërkohë, në Dimal, 53-vjeçari S. M. dhe 56-vjeçari L. B., nga fshati Samatic, akuzohen për ndezjen e zjarreve në Drenovicë, ku u dogjën pemë ulliri dhe u rrezikuan disa sera. (A2 Televizion)