Një 45-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës. Sipas autoriteteve, ai dyshohet se ka kërcënuar me thikë babanë e tij, raporton A2 CNN.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në banesën ku të dy jetonin bashkë, në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë. Nuk dihen shkaqet pse djali e ka kërcënuar të atin.
Ngjarja ndodh një ditë pasi një djalë u arrestua për vrasjen e babait të tij në fshatin Shënavlash në Durrës. (A2 Televizion)