Kërcënonte gruan me pistoletë, policia arreston 40-vjeçarin në Kamëz

Nga A2 CNN
25 Prill 2025, 09:04 | Kronikë

Kërcënonte gruan me pistoletë, policia arreston

Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje në Kamëz, duke vënë në pranga kryefamiljarin 40-vjeçar.

Blutë sqarojnë se i arrestuari ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe e kanoste atë, me armë zjarri.   

“Shërbimet e Sektorit të Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar bashkëshorten e tij dhe e kishte kanosur atë, me armë zjarri, kanë organizuar menjëherë punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale. Si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Reagimi”, u arrestua në flagrancë shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në Kamëz”, bën me dije policia.

Sakaq, gjatë kontrollit në banesën e 40-vjeçarit, efektivët sekuestruan armën e zjarrit pistoletë me të cilën ai kanoste bashkëshorten e tij, dhe një sasi municioni luftarak. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos