Kërkohej nga Bullgaria për tentativë vrasje dhe vjedhje, arrestohet në portin e Durrësit 61-vjeçari nga Kosova

Nga A2 CNN
22 Maj 2024, 10:31 | Kronikë

Kërkohej nga Bullgaria për tentativë vrasje dhe vjedhje,

Një 61-vjeçar nga Kosova është arrestuar në portin e Durrësit. Sipas informacioneve policore, 61-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar nga Bullgaria për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Ndaj tij, ishte caktuar nga gjykata në Bullgari masa e sigurisë "arrest në burg". Pritet ekstradimi i 61-vjeçarit, në Bullgari.

NJOFTIMI I POLICISË:

PKK Port Durrës

Ndalohet në dalje të Shqipërisë, një shtetas kosovar i kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet në Bullgari, për tentativë për vrasje dhe për vjedhje në rrethana rënduese.

Si rezultat i intervistimeve të detajuara dhe verifikimeve të tjera të kryera me qëllim parandalimin e lëvizjes së kundërligjshme të shtetasve që janë të shpallur në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia e PKK Port Durrës, pas shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Sofias, ndaloi dhe arrestoi provizorisht, me qëllim ekstradimin në Bullgari, shtetasin kosovar Z. H., 61 vjeç.

Ky shtetas, i dënuar më parë në Bullgari, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e këtij shteti, pasi i është caktuar masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja”, mbetur në tentativë, dhe “Vjedhja në rrethana rënduese”.

Vijon bashkëpunimi për ekstradimin e 61-vjeçarit, në Bullgari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos