Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin për Ramazan Rrajën, e lë në burg

Nga Armand Bajrami
13 Maj 2024, 15:06 | Kronikë

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, GJKKO merr vendimin

Gjykata e Posaçme nuk ka pranuar kërkesën e Ramazan Rrajës për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “detyrimit për t'u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “arrestit në shtëpi”. 

Nipi i ish-deputetit te PS-së dyshohet për përfshirje në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, në vendin e njohur si mbikalimi i Shkozetit, ngjarje e ndodhur në nëntor të 2019.

NJOFTIMI:

Kërkuesi Ramazan Rrahja më datë 08.04.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Zëvendësimi i masës së sigurimit personal “arrest në burg” të caktuar me vendimin nr.308 akti, dt.21.07.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të caktohet masa e sigurimit ajo e “Detyrimit për t u paraqitur në policinë gjyqësore” ose ajo e “Arrestit në shtëpi” .

Në përfundim të gjykimit Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, me Vendimin Nr. 214, Nr.Regj. Them 214, datë 13.05.2024 vendosi:

Papranueshmërinë e kërkesës penale me numër 214 rregjistri themeltar, datë rregjistrimi 08.04.2024 me kërkues Ramazan Rraja me objekt “Zëvendësimi i masës së sigurimit”, për shkak të heqjes dorë.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të kërkuesit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimit.

U shpall sot në Tiranë, më datë 13.05.2024

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos