Konsiderohej si "financier" i grupit te Habilajve, gjykata lë në burg Nezar Seitin

Nga armand.kullolli
7 Nëntor 2024, 14:50 | Kronikë

Konsiderohej si "financier" i grupit te Habilajve, gjykata lë

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar kërkesën e Nezar Seiti për zëvendësimin e masës së sigurimit.

Seiti është i akuzuar si pjesë e grupit të Habilajve, i cili njihet si financier i grupit dhe ka lënë të pandryshuar masën aktuale të sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, gjykata ka vlerësuar se kërkesa për zëvendësim të masës nuk është e justifikuar.

Gjithashtu, është bërë e ditur se ky vendim mund të apelohet në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve nga komunikimi i vendimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos