Një ndjekje me makina si në filma ku janë përdorur edhe armët e zjarrit, dhe që vetëm fati ka dashur që të mos shënohen viktima.
Ky është mjeti tip Mercedez Benz, që siç duket nga pamjet është dëmtuar thuajse nga të gjitha anët pranë një pike karburanti në Koplik. Ndërsa në pjesën e bagazhit ka edhe shenjat e plumbave.
Fatmirësisht drejtuesi i këtij mjeti Edison Tirana, banues në Bericë u ka shpëtuar plumbave ndërsa është dëmtuar më pas me mjete të forta nga agresorët e tij.
Ngjarja, sipas të dhënave paraprake, e ka zanafillën që në doganën e Hanit të Hotit, ku agresoret dhe i dëmtuari Tirana mendohet se kanë parakular disa herë njëri tjetrin derisa ka filluar ndjekja.
Personat që ndodheshin në mjetin tjetër gjatë ndjekjes kanë qëlluar me armë në drejtim të bagazhit të mjetit të Edison Tiranës. Ky i fundit nga të shtënat me armë dhe goditjet e mjetit është përplasur në bordurën e një karburanti nga ku ka tentuar të largohet me vrap.
Por agresorët e kanë arritur dhe e kanë qëlluar me sende të forta. Pas marrjes së njoftimit policia ka shoqëruar agresorët dhe të dëmtuarin Tirana ndërsa motivet e kësaj ngjarje tregojnë edhe një herë për sa pak në vendin tonë mund të të merret jeta edhe kur nuk ke konflikte apo hasmëritë mëparshme.
(A2 Televizion)
