Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

Nga Elitjona Doko
29 Maj 2025, 13:06 | Kronikë

Kontroll blic në burgun e Durrësit, sekuestrohen 10 celularë

Gjatë kontrolleve të kryera në ambientet e burgut të Durrësit, janë sekuestruar 10 aparate celulare, të cilat dyshohet se përdoreshin nga të burgosurit, raporton A2 CNN.

Ky aksion është ndërmarrë me urdhër të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, në kuadër të parandalimit dhe përdorimit të sendeve të paligjshme brenda institucionit.

Sipas burimeve zyrtare, 2 prej aparateve janë gjetur brenda qelive, ndërsa 8 të tjerë janë kapur në ambientet e jashtme të burgut, në tentativë për t’u futur në regjimin e brendshëm të sigurisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos