Kontrollet në qarkun e Shkodrës, asgjësohen 2 944 bimë kanabisi

Nga A2 CNN
6 Gusht 2024, 09:39 | Kronikë

Kontrollet në qarkun e Shkodrës, asgjësohen 2 944 bimë

Të paktën 2 944 bimë kanabisi janë gjendur dhe janë asgjësuar, sipas policisë, në kuadër të operacionit të koduar, “Territor i pastër”.

Siç bëhet e ditur, në territoret e njësive administrative Shalë dhe Postribë, u gjetën dhe asgjësuan 988 bimë kanabisi, në Vaun e Dejës, më konkretisht në Temal dhe Hajmel, dhe asgjësuan 1809 bimë kanabisi, në njësinë administrative Iballë, 147 bimë kanabisi.

Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos