Korçë, zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh

Nga Artin Halili
12 Nëntor 2024, 19:20 | Kronikë

Korçë, zjarr në ambientet e brendshme të një pallati

Zjarr në ambientet e brendshme të një pallati 8-katësh në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës.

Banorët thonë se janë përfshirë nga paniku pasi pallati pothuajse i gjithi, në veçanti katet e larta, janë mbuluar nga tymi që vinte nga kati i dytë i këtij pallati, nga një ambient i përbashkët.

Në kushte të tilla të gjithë banorët kanë qenë të detyruar të dalin jashtë pasi rrezikoheshin nga asfiksimi, shkruan A2 CNN.

Nga ana e shërbimit zjarrfikës bëhet me dije se zjarri mendohet të ketë rënë në një ambient të përbashkët të katit të dytë aty ku kalojnë të gjithë tubacionet e pallatit, përfshi ato të energjisë elektrike, të ujit të pijshëm dhe tubacionet e tjera.

Zjarri ka përfshirë objekte që duket janë lënë nga banorët dhe më pas kanë shpërthyer tubat e ujit të pijshëm, duke shkaktuar probleme të tjera për banorët.

Ka qenë i menjëhershëm reagimi i shërbimit zjarrfikës dhe punonjësve të OSSHE të cilët kanë bërë të mundur izolimin e flakëve si dhe kanë bërë shkëputjen e energjisë elektrike. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos