Në Vlorë zjarret mesa duket nuk paskan të ndalur, duke rrezikuar të djegin pjesë të mëdha të territorit.
Fshati Dukat vijon të mbetet më i prekuri prej flakëve. Një tjetër vatër e re mesa duket ka "lindur" sot në Dukat dhe po vijon prej orësh të djegë hapësira të gjëra, me kullota, bimësi dhe pyje.
Zjarri ka rënë pranë rrugës nacionale që e lidh fshatin me zona të tjera dhe dyshohet se është vendosur qëllimisht, shkruan A2 CNN.
Flakët po favorizohen nga era e fortë duke ju afruar më tepër shtëpive. Në terren kanë zbarkuar efektivët zjarrfikës, ata të ushtrisë, shtabi i emergjencave civile, si dhe ADZM.
Njëkohësisht për shuarjen e tyre po punohet edhe nga ajri për ti vendosur në kontroll, por situata vijon të jetë ende problematike. (A2 Televizion)