Gjykata e Shkallës së parë në Fier ka dënuar me 7 vite e 6 muaj burg shtetasi S.H. i cili u shpall fajtor për vepra të turpshme me të mitur.
Prokuroria arriti të faktojë se S.H. kryente veprime të turpshme ndaj mbesës së të përsëritura në kohë të ndryshme. I pandehuri S.H e ka kërcënuar vazhdimisht të miturën se nëse do të tregonte do ta vriste.
Mbi bazën e kërkesës së prokurorisë, Gjykata e dënoi S.H. me 7 vite e gjashtë muaj, por ai do të qëndrojë më pak pas hekurave për shkak se përfiton nga gjykimi i shkurtuar, i cili i ul dënimin me 1/3. (A2 Televizion)