Kukës| 19-vjeçari paraqitet i plagosur me armë zjarri, çfarë dyshohet

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 12:45 | Kronikë

Kukës

Një 19-vjeçar është paraqitur në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri.

Lajmin e bëri të ditur Policia përmes një njoftimi, ku thuhet se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Njoftimi i Policisë:

Kukës/ Informacion paraprak

Ne spitalin e Kukësit është paraqitur  për ndihmë mjekësore shtetasi B. P., 19 vjeç, banues në Kukës.

Nga intervistimi paraprak dyshohet se shtetasi B. P., është vetëplagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut si dhe për dokumentimin ligjor të rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos