Zjarr në oborrin e një banese në Vlorës, digjet një makinë dhe një motor

Nga Edi Ruçi
26 Nëntor 2024, 10:28 | Kronikë

Zjarr në oborrin e një banese në Vlorës, digjet një

Rreth orës 02:00 të së martës, ka rënë zjarr në oborrin e një banese në Vlorës. Policia njofton se si pasojë e flakëve është shkrumbuar një makinë dhe një motor, ndërsa nga të dhënat e para dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Kaninë, në oborrin e banesës së shtetasit Xh. K., ka rënë zjarr dhe janë djegur një automjet tip “Opel” dhe një motomjet, të dyja në pronësi të tij.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos