Vrasja e Martin Canit, mjeku i spitalit privat nuk dorëzon epikrizën e 14-vjeçarit të akuzuar si autor

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2024, 11:13 | Kronikë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vënë në dijeni Policinë dhe Prokurorinë e Tiranës një informacion për shkelje ligji për një mjek te spitalit privat ku po kurohet 14 vjeçari i akuzuar për vrasjen me thikë të bashkëmoshatarit tek "Fan Noli".

Për të dytën herë radhazi mjeku nuk i ka vënë në dispozicion grupit të ekspertëve të DPB epikrizën e të riut.

Dokumenti në fjalë nevojitet për vlerësimin e vendit ku do të vuajë masën e "arrestit në burg" të caktuar nga Gjykata e Tiranës për të riun.

Kujtojmë se 14-vjeçari Martin Cani u vra pas një sulmi me thikë gjatë një sherri nga bashkëmoshatari i tij, ku mbeti i plagosur edhe një tjetër i mitur. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos