Kundërshtuan agjentët e BKH dhe të Operacionales, shoqërohen në polici njerëz të afërt të Agron Kapllanajt

Nga A2 CNN
15 Prill 2025, 22:06 | Kronikë

Kundërshtuan agjentët e BKH dhe të Operacionales, shoqërohen

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Fier. A2 CNN mëson se disa persona, mes tyre edhe njerëz të afërt të ish-kryebashkiakut të Mallakastrës Agron Kapllanaj, janë shoqëruar në policinë e Fierit, pasi kanë kundërshtuar agjentë të BKH-së dhe ata të Operacionales.

Nuk dihet ende për çfarë kontrollesh kanë qenë sot në mbrëmje agjentët e BKH-së dhe ata të Operacionales.

Agron Kapllanaj është një ndër themeluesit e partisë “Djathtas 1912” me kryetar Enkelejd Alibeaj.

Sipas burimeve të A2, agjentët kanë qenë me shërbim dhe kanë ngritur edhe një dron në hyrje të qytetit të Fierit që ka shkuar pranë disa bizneseve. Më pas, debati mes tyre ka nisur edhe për një vend parkimi. Në komisariat janë shoqëruar 5 persona dhe agjentët janë duke kryer kallëzim se janë sulmuar për shkak të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos