Lihet në burg ish-pjesëtari i bandës së Gaxhait, Armando Sulejmani

Nga Elitjona Doko
24 Shkurt 2024, 13:37 | Kronikë

Lihet në burg ish-pjesëtari i bandës së Gaxhait, Armando

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot masën e sigurisë për Armando Sulejmani, i njohur ndryshe si “Çipuri”, dikur  pjesë e bandës së Gaxhait në Vlorë.

Togat e zeza kanë lënë në burg me afat 2 muaj për Sulejmanin. Gjyqtarja Shpëtime Pitaku e vlerësoi këtë periudhë të mjaftueshme për prokurorinë për të dokumentuar akuzën e ngritur ndaj tij për vjedhje automjeti.

Sulejmani u arrestua më 22 shkurt, teksa lëvizte me një mjet me targa të vjedhura. Policia iu vu pas, pasi ai nuk i ndaloi një postblloku.

Sulejmani kishte lidhje të ngushta me Gëzim Sinomatin, i cili u ekzekutua me snajper në ballkonin e banesës së tij në Vlorë, pak kohë më parë. Kujtojmë se “Çipuri” i ka shpëtuar disa atentateve që janë bërë ndaj tij ndër vite (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos