Një aksident ka ndodhur në lagjen 4 në Korçë pasditen e së shtunës. Sipas informacioneve, mësohet se drejtuesi ka humbur kontrollin mbi automjetin duke dalë nga rruga.
Më pas mjeti është përmbysur. Ai ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore, shkruan A2 CNN.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)