Makina del nga rruga në aksin Lushnje-Fier, dy persona të plagosur

Nga Çaku Tafa
26 Janar 2025, 11:19 | Kronikë

Makina del nga rruga në aksin Lushnje-Fier, dy persona të plagosur

Dy persona janë transportuar në spitalin e Lushnjes me lëndime, pasi një mjet tip Volkswagen ka dalë nga rruga në autostradën Lushnje-Fier.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lumth, ku mjeti, i drejtuar nga një 30-vjeçare, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar mbi kanalin e betonit, shkruan A2 CNN.

Si rezultat i përplasjes, ka mbetur e plagosur drejtuesja e mjetit dhe një tjetër bashkudhëtar i saj. Të dyja janë marrë me ambulancë dhe po mjekohen në spitalin e Lushnjes.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve, ndërkohë që nga të dhënat paraprake dyshohet se drejtuesja e mjetit ka humbur kontrollin si rezultat i shpejtësisë së lartë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos