Makina del nga rruga, vdes 26-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2023, 08:50 | Kronikë

Makina del nga rruga, vdes 26-vjeçari në Fier

Një-26 vjeçar nga Fier - Shegani i Lushnjës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një aksident rrugor. Viktima Eri Naska, punonte si inxhinier mekanik në pikën e kontrollit të automjeteve në Fier. Të afërmit e tij pohojnë se ai po kthehej nga Vlora në orët e para të mëngjesit të sotëm, në kilometrin e tretë në aksin rrugor Fier-Lushnjë, teksa duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Fier/Informacion paraprak

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shtetasi E. N., 26 vjeç, banues në Fiershegan, duke drejtuar automjetin tip "Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, 26-vjeçari ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos