"Gjen armë me plumb në gojë po të kontrollosh makinat luksoze te Bulevardi", Alibeaj: Gati për shkrepje

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 20:27 | Kronikë

"Gjen armë me plumb në gojë po të kontrollosh makinat

Enkelejd Alibeaj fajësoi qeverinë Rama për gjendjen e sigurisë në vend, e cila ditë për ditë po shënon viktima, qoftë dhe për një filxhan kafeje.

Në studion e Off the Record, Alibeaj u shpreh se po të dalësh sot e të ndalosh makinat luksoze që kalojnë në bulevard do të gjesh njerëz të armatosur. Sipas tij, shoqëria është lënë në shpërfillje nga shteti.

“Mjafton të dalësh në bulevard dhe të ndalosh makinat lukzosë dhe do gjesh armë me plumb në gojë të gatshëm për ta shkrepur edhe për kafenë. Jemi në far west mungon shteti, ligji dhe institucionit. Shteti është i pandjeshëm. Shoqëria është lënë në shpërfillje. Kur shteti mungon dhuna ngre krye. Është një depresion i madh”, tha Alibeaj nga Djathtas 1912. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos