"Aromë Siçilie në Manëz", Shkurti: Shoqëria është trembur nga krimi, gringo dhe në administratë

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 20:35 | Kronikë

"Aromë Siçilie në Manëz", Shkurti: Shoqëria

Gazetari Armir Shkurti e sheh më të ndërlikuar ngjarjen me dy viktima në Manzë.

Në “Off the Record”, Shkurti u shpreh se e shqetëson indiferentizmi i shoqërisë dhe shmangia e tyre, çka tregon sipas tij se ata janë të frikësuar nga kriminelët.

Shkurti shton se në Shqipëri është instaluar kultura e të fortit dhe kjo gjë po shtrin rrënjët e saj dhe në administratë.

“Kam në hundë aromën e 89 dhe 96. Ky është perceptim personal. Shqiptari e ka pas shtetin havale. Të gjithë bëhen gangsterë në lagjen e vet. Ishte një atmosferë Sicilie, qytetarët thonin që nuk di gjë, nuk flas, ishin djem të mirë. Ndërkohë që në Manëz dinë sa lugë e pirunë kanë. Djem të mirë me kobure në brez në 1 të natës është pak vështirë. Ne kemi kulturën e të fortit, ajo është dominonte. Nëse nuk je një gangster, je një qullash që nuk vlen. Nëse do të bësh hajër në Shqipëri duhet të jesh i fortë, të kesh një pistoletë dhe më pas një grup”, tha Shkurti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos