“Çfarë stabiliteti është kur policia rreh njerëzit si kafshë?!” Dervishi debat me Çoçolin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2026, 22:38 | Politikë

Gazetarët Lutfi Dervishi dhe Fatos Çoçoli janë përfshirë në një debat në emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, ku diskutuan për cilësinë e zgjedhjeve të vitit 2025, stabilitetin politik dhe institucional, si dhe protestat e zhvilluara në vend.

Çoçoli kundërshtoi pretendimet se zgjedhjet e fundit kanë qenë të deformuara në mënyrë kritike, ndërsa Dervishi i cilësoi ato si më të këqijat, duke ngritur pikëpyetje edhe mbi stabilitetin institucional.

Pjesë e debatit u bë edhe reagimi i policisë ndaj protestuesve. Dervishi ngriti shqetësimin për dhunën policore, ndërsa Çoçoli kundërshtoi përgjithësimin e rasteve të veçanta për të gjithë efektivët e policisë.

DEBATI

Çoçoli: Asnjëherë s’kanë qenë zgjedhjet në mënyrë kritike të deformuara.

Dervishi: Zgjedhjet më të këqija janë të 2025-ës për shumë e shumë arsye.

Çoçoli: Nuk njoh që 2025 të ketë pasur humbje ekonomike.

Dervishi: Ke stabilitet politik, stabilitet institucional dhe rritje ekonomike. Ku e ke stabilitetin politik dhe institucional tani? Pse mendon se të kanë dalë njerëzit 6 muaj në rrugë?

Çoçoli: Ti mendon që stabiliteti institucional është cenuar rëndë?

Dervishi: Me një polici që rreh njerëzit si kafshë, çfarë është ky stabilitet institucional?!

Çoçoli: Ti e përgjithëson drurin e shtrembër, në radhët e policisë, dhe më thua gjithë pylli është i shtrembër!

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos