Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit. Arrestohet 22-vjeçari

Nga A2 CNN
29 Janar 2026, 13:35 | Kronikë

Mamaja denoncon djalin: Vodhi banesën dhe motorin e të atit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 22 vjeç, të akuzuar për vjedhje në banesën e prindërve të tij.

Mamaja e të riut ka kallëzuar në polici, se ai ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj, ka dëmtuar derën e banesës, ka vjedhur sende në banesë dhe motomjetin e babait të tij.  

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos