Policia e Shkodrës ka arrestuar 32-vjeçarin i cili drejtonte mjetin që një ditë më parë doli nga rruga dhe përfundoi në Liqenin e Vaut të Dejës, shkruan A2 CNN.
Duke drejtuar automjetin, ai ka humbur kontrollin dhe si pasojë automjeti është përplasur me barrierat metalike të urës së Spatharit dhe ka rënë në liqenin e Vaut të Dejës.
Drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri, shtetasi N. Ç., 24 vjeç, banues në Laç, po marrin mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, ndërsa pasagjeri tjetër, shtetasi A. N., 22 vjeç, banues në Laç, u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës. (A2 Televizion)