Pëson arrest kardiak sapo hyn në ujë, gjendet i pajetë pushuesi në Durrës

Nga A2 CNN
17 Gusht 2024, 19:46 | Kronikë

Pëson arrest kardiak sapo hyn në ujë, gjendet i pajetë

Një pushues i moshuar është gjetur i pajetë në plazhin e Porto Romanos, në qytetin e Durrësit.

Sipas policisë dyshohet se 64-vjeçari ka pësuar arrest kardiak pasi ka hyrë në ujë.

“Rreth orës 18:30, në Porto Romano, Durrës, shtetasi B. H., 64 vjeç, sa ka rënë në kontakt me ujin kur është futur në det, dyshohet se  ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.”

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos