Manovra të rrezikshme mes pushuesve, gjobiten drejtuesit e dy jet-skive

Nga A2 CNN
2 Korrik 2024, 16:26 | Kronikë

Manovra të rrezikshme mes pushuesve, gjobiten drejtuesit e dy jet-skive

Njësia Policore Detare dhe shërbimet e Policisë Kufitare të Ksamilit dhe Shëngjinit kanë gjobitur drejtuesit e dy jet skive dhe sekuestruan mjetet lundruese, të cilët kryenin manovra të rrezikshme në plazhet e Ksamilit dhe Shëngjinit, duke cenuar sigurinë e pushuesve.

Si rezultat, në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative:

-110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit;

-100000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen dhe bllokimin dhe të 2 mjeteve të tjera ujore, që shfaqen në këto pamje filmike, duke kryer manovra të rrezikshme.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve ujore, që të pajisin mjetet me dokumentacionin e kërkuar me ligj, si dhe të lundrojnë brenda zonës së përcaktuar për këtë aktivitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos