Manovronte me motor në oborrin e shtëpisë, bie dhe vdes 31-vjeçari në Gramsh

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2024, 08:45 | Kronikë

Manovronte me motor në oborrin e shtëpisë, bie dhe vdes

Një 31-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Gribë të Elbasanit. Policia njofton se aksidenti ndodhi rreth orës  02:50, teksa i riu po manovronte me motomjet në oborrin e banesës. Sipas Policisë 31-vjeçari është rrëzuar aksidentalisht dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, ai ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.      

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 02:50, në fshatin Gribë, shtetasi A. T., 31 vjeç, dyshohet se duke manovruar me motomjet, në oborrin e banesës së tij, aksidentalisht është rrëzuar dhe është dëmtuar në kokë nga gurët në oborr. Për shkak të dëmtimeve, shtetasi A. T. ka humbur jetën ndërkohë që transportohej në spital.      

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos