Për A2 CNN ka folur Zef Frroku, xhaxhai i vëllezërve, Eduart dhe Gëzim Frroku, pronarë të një hoteli në Velipojë, të cilët dyshohen si autorët të vrasje së dyfishtë të Ersild Dishmi dhe Arsid Hoxha një ditë më parë në Velipojë.
Ai është shprehur se konflikti ka nisur para dy javëve, por sipas tij prokuroria ka gabuar që i ka liruar nga burgu personat e përfshirë. I pyetur nëse i trembet hakmarrjes, ai shprehet se nuk i ka askujt borxh, ndërsa theksoi se kërkon vetëm drejtësi.
“Ngjarjen e mësova nga mediat, unë jetoj në Bushat. Konflikti ka nisur para dy javëve, policia i ka arrestuar, gjykata dhe prokuroria i ka liruar dhe kanë bërë shumë gabim.
Kjo që ka ndodhur është fatkeqësi për ne dhe për ta. Nipat e mi kanë punuar që 14 vjeç në Itali dhe gjithë mundin e kanë hedhur këtu.
Nuk i kemi kujt borxh as sa mban miza në krah. Kërkojmë drejtësi të plotë”, tha Zef Frroku. (A2 Televizion)