Mbajtën peng inspektorët e Tatimeve, arrestohen administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem

Nga A2 CNN
19 Korrik 2026, 14:42 | Kronikë

Mbajtën peng inspektorët e Tatimeve, arrestohen administratori dhe 4

Administratori dhe 4 punonjës të një resorti në Golem të Kavajës kanë rënë në prangat e policisë, pasi mbajtën të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të resortit, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Në prangat e policisë kanë rënë Saimir Ndreca, 34 vjeç, administrator i resortit,  Zaho Jaçaj, 56 vjeç, shef finance në resort, Artan Kasa, 56 vjeç, shef i sigurisë së resortit, Hamid Sula, 64 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit dhe Bujar Agolli, 57 vjeç, punonjës i sigurisë së resortit.

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 18.07.2026, kanë penguar dhe kanë mbajtur të mbyllur, për një kohë të konsiderueshme, brenda ambienteve të një resorti në Golem, punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilët ishin duke ushtruar detyrën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë,

Pas kallëzimit të bërë nga punonjësit e Task Forcës së Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, i arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Heqja e paligjshme e lirisë".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos