
Një banesë është përfshirë nga flakët në fshatin Stan-Karbunar, Njësia Administrative Karbunar i Vogël.
Pas njoftimit në sallën operative, në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe shërbimi zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së tyre, flakët janë vënë nën kontroll dhe janë shuar.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në pajisje dhe orendi shtëpiake.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, pasi në momentin e rënies së zjarrit banesa ishte e pabanuar.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes, ndërsa dyshohet paraprakisht zjarri mund të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. (A2 Televizion)