Mbetën të bllokuar në det, shpëtohen 11 turistë në Vlorë

Nga A2 CNN
1 Maj 2024, 18:53 | Kronikë

Një grup turistësh, që mbetën të bllokuar në det pasi mjeti me të cilin po lundronin pësoi defekt, janë shpëtuar nga Roja Kufitare dhe ajo Bregdetare në Vlorë.

Bëhet e ditur se 12 persona janë shpëtuar, 11 prej të cilëve ishin turistë nga vende të ndryshme.

Pronari i mjetit lundrues u ndëshkua me një gjobë prej 100 000 lekësh, ndërsa mjeti lundrues u bllokua, pasi nuk ishte i pajisur me Certifikatën e Operatorit Turistik Detar.

Siç njoftohet, turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos