Mbeti e bllokuar në një zonë të thepisur, shpëtohet turistja çeke në Himarë

Nga A2 CNN
17 Gusht 2025, 12:55 | Kronikë

Mbeti e bllokuar në një zonë të thepisur, shpëtohet

Komisariati i Policisë Himarë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare Himarë, i erdhën në ndihmë një turisteje çeke, e cila kishte mbetur e bllokuar në një zonë të thepisur, në vendin e quajtur “Filikurë”.

“Sot, pas marrjes së njoftimit se një turiste çeke, gjatë zbritjes me litar në terren shkëmbor, ishte rrëzuar dhe kërkonte ndihmë, shërbimet e patrullës së Rendit dhe ato të Policisë Kufitare organizuan punën dhe kaluan menjëherë në vendin e raportuar.

Pas lokalizimit të turistes, u bë e mundur zbritja e saj në mënyrë të sigurt nga shkëmbinjtë dhe transportimi me mjetin lundrues të Policisë Kufitare drejt portit të Himarës, e më pas drejt qendrës shëndetësore, për kontroll mjekësor ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Policia apelon që vizitorët dhe pushuesit, gjatë eksplorimeve në terrene të vështira, të tregojnë kujdes maksimal dhe të marrin masat e nevojshme për sigurinë e tyre.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos