Mbingarkesa në Gjykatën e Durrësit, reformat në gjyqësor ulën besimin e publikut

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
13 Nëntor 2025, 15:17 | Kronikë

500 deri në 600 dosje për gjyqtar është ngarkesa në gjykatën e shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm në Durrës, e cila po funksionon me numër të reduktuar gjyqtarësh. Sipas avokatëve edhe urdhrat e ekzekutimit zgjasin nga 8-9 muaj deri në 1 vit. Kjo situatë sipas tyre ka ulur më tej besimin e publikut tek gjyqësori.

Si shumë gjykata të shkallëve të para të juridiksionit të përgjithshëm në vend. Edhe ajo e Durrësit po përballet me një numër shumë të lartë dosjesh që preson të shqyrtohen përkundrejt një numri të reduktuar të gjyqtarëve, madje edhe më të vogël nga organigrama e përcaktuar. Përveç dosjeve penale vonesa ka edhe në shqyrtimin e dosjeve civile, madje dhe në nxjerrjen e urdhrave të ekzekutimit.

Sipas kryetarit të dhomë së avokatisë së Durrësit situata është problematike. Përkundër qëllimit të reformave që sollën këtë situatë, besimi në gjyqësor është cenuar deri në ekstrem.

Marrja e masave të menjëhershme dhe aplikimi I procedurave lehtësuese që kanë gjykatat e rajonit do të ndikonte sadopak në përmirësimin e situatë së krijuar tashmë prej vitesh. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos