Droga në plehun artificial të Frakullës, publikohet akt-ekspertimi

Nga A2 CNN
9 Shkurt 2023, 11:29 | Kronikë
Droga në plehun artificial të Frakullës, publikohet

Struktura e Posaçme Antikorrupsion ka administruar akt-ekspertimin e ngarkesës së kokainës së fshehur në plehun artificial që u kap në Frakull të Fierit.

Ndryshe nga përllogaritja fillestare për një total prej 430 kg kokainë, ka rezultuar se sasia e drogës së ardhur nga Kolumbia shkon në 485 kg.

Në operacionin e finalizuar disa muaj më parë të koduar "Konsistenca", ranë në pranga 10 persona, mes të cilëve edhe ish-kryekomunari i Frakullës së Madhe, Viktor Cervanaku.

Operacioni u krye mbrëmjen e 24 nëntorit nën drejtimin e SPAK dhe në bashkëpunim me Policinë malazeze dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për 5 nga të arrestuarit për kokainën e mbërritur në pleh artificial organik, nga Ekuadori në Frakull të Fierit.

Sipas Apelit, kjo masë sigurie nuk ndryshoi për Enxhi Ferhatin, Bledar Matoshin, Julian Malajn, Klajdi Vrionin dhe Redion Meshin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos