Mbyti gruan e u vetëvar, zbulohet letra misterioze e amerikanit: Të dashurit e mi po i marr me vete

Nga Julian Kasapi
20 Gusht 2024, 15:19 | Kronikë

Në letrën e lënë para se të kryente krimin në familje e më pas të vetëvarej, televizoni A2 CNN ka mësuar se 53-vjeçari amerikan Mathew Wertz kërkonte falje familjes së tij se nuk ishte bërë burrë e se nuk kishte lënë veset.

Veç disa emrave ndaj të cilëve mësohet se u kishte borxhe, vetë profesori ishte kujdesur të shkruante në letër se në kartën bankare kishte para mjaftueshëm për t’i shlyer të gjitha, raporton A2 CNN. 

Për policinë fillimisht ishte thjesht një vetëvrasje pasi drejtori i shkollës ku 53-vjeçari punonte si profesor e kishte gjetur të pajetë në derën e banesës. Pas mbërritjes së policisë dhe ekspertëve u pa se ishte një krim i rëndë në familje.

Mathew Wertz kishte mbytur me litar të shoqen indoneziane, vrarë dy qentë e shtëpisë me shkop bejsbolli ndërsa trupat e tyre i kishte kyçur në njërën prej dhomave të banesës në zonën e Institutit pranë shinave të Trenit ku jetonin me qira.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje mori sendet personale të 53-vjeçarit mes tyre dhe letrën ku Wertz shkruante se njerëzit e dashur po i merr me vete./A2CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos