Me dokumente false si vëzhgues në qendrën e votimit në Vorë, dërgohen për gjykim dy funksionarë të PS dhe punonjësja e KQZ-së

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 11:48 | Kronikë

Me dokumente false si vëzhgues në qendrën e votimit në

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në gjyq 3 persona, të cilët akuzohet se gjatë zgjedhjeve të përgjithshme më 11 maj përdorën dokumente false. vëzhgues. Arlind Papa akuzohet për veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore’ ndërsa Gëzim Demiraj dhe Migena Xibinaku për ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Prokuroria thotë se nga hetimetrezultoi se shtetasi Papa ka marrë pjesë si vëzhgues në qendrën e votimit në shkollën ‘9-Vjeçare Vorë’ me dokument ‘badge’ të KQZ-së, i cili nga rezultoi i falsifikuar.

“Në lidhje me ngjarjen, ky shtetas sqaroi se është Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste dhe përveç kësaj qendre, kishte detyrë të vëzhgonte edhe 43 qendra të tjera votimi në Bashkinë Vorë. Ai shtoi se dokumenti si vëzhgues iu dha nga shtetasi G.D. me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Qarkut Tiranë një ditë para zgjedhjeve. Shtetasi G.D., pretendoi se e tërhoqi dokumentin ‘badge’ si vëzhgues nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërkohë që rezulton se nuk ka firmosur ndonjë shkresë për këtë veprim. Hetimet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, zbuluan se shtetasi A.P. nuk ishte i regjistruar si vëzhgues në KQZ si dhe nuk kishte një dokument zyrtar të lëshuar nga ky institucion”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Nga hetimet rezultoi se dokumenti i falsifikuar u përdor nga shtetasi A. P., ditën e zgjedhjeve  të datës 11.05.2025 pranë qendrës së votimit në ambientet e shkollës “9 – Vjeçare” Vorë me vetëdije dhe veprimi u krye në bashkëpunim me shtetasit G.D. dhe M.X., sekretare në zyrën e protokollit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, të cilët ndihmuan në sigurimin e dokumentit fals.

Në analizë të fakteve të sipërpërmendura arrijmë në përfundimin se këta shtetas kanë konsumuar veprat penale për të cilat akuzohen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos