Merr flakë një automjet në aksin Qafë Plloçë-Pogradec

Nga Artin Halili
7 Korrik 2026, 16:19 | Kronikë

Merr flakë një automjet në aksin Qafë

Një automjet i markës Mercedes-Benz C-Class është përfshirë nga flakët në aksin rrugor Qafë Plloçë–Pogradec, pak minuta më parë.

Automjeti ishte në lëvizje kur ka marrë flakë. Fatmirësisht, drejtuesi ka arritur të dalë në kohë, pa pësuar lëndime, shkruan A2CNN. 

Forcat e MZSH-së së Pogradecit kanë mbërritur në kohë dhe kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një defekt në sistemin elektrik të automjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos