Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Dubait: Na ekstradoni Durim Bamin

Nga Armand Bajrami
1 Korrik 2024, 17:15 | Kronikë

Ministria e Drejtësisë kërkesë zyrtare Dubait: Na ekstradoni

Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht kërkesën për ekstradimin e shtetasit Durim Bami në autoritetet e Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kërkesa e firmosur nga ministri i drejtësisë, Ulsi Manja, është përcjellë në rrugë shkresore dhe elektronike.

Burime pranë Ministrisë së Drejtësisë bënë me dije se është marrë njoftim nga Ministria e Jashtme se kërkesa dhe dosja për shtetasin Bami janë marrë në dorëzim nga pala arabe.

Durim Bami doli në bisedat e Sky teksa planifikonte vrasjen e Arben Ndokës, Tori Xheçukës dhe Erigers Mihasit.

Duhet theksuar se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi më Dubain, prandaj sjellja e tij drejt vendit tonë nuk është kryer menjëherë, siç ndodh me shtetet e tjera.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos