Një aksident ka ndodhur në autostradën Fier-Lushnje, në kryqëzimin e Savrës, siç raporton A2.
Një motoçikletë, duke udhëtuar për në Lushnje, ka përplasur një kalimtare. Kalimtarja ishte duke dalë në autostradë për të shkuar tek hapësira ku qëndrojnë zakonisht udhëtarët për në Lushnje.
Drejtuesi i motoçikletës, shtetasi R.Ç., banues në Ngurrëz, dhe kalimtarja janë lënduar dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. (A2 Televizion)