Motori elektrik përplaset me automjetin, një i plagosur në Vlorë

Nga Edi Ruçi
7 Shkurt 2026, 20:36 | Kronikë

Motori elektrik përplaset me automjetin, një i plagosur në

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një motor elektrik është përplasur me një automjet.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motorit elektrik ka mbetur i plagosur dhe është transportuar menjëherë me ambulancë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës për ndihmë mjekësore, shkruan A2.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos