
Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë arrest në burg për 25 vjeçarin, Marjan Kodheli, i cili tre ditë më parë vrau më thikë babain e tij.
Gjatë seancën u sqaruar dhe dinamika e ngjarjes "horror" në familjen Kodheli. Ngjarja është zhvilluar në kuzhinën e banesës së familjes Kodheli, kur Marjani dhe i ati, Pjetri kanë mbetur të vetëm. Janë konstatuar 7 plagë në trupin e viktimës, i cili u gjet i shtrirë në tokë me dy hematoma në kokë e 5 plagë në trup. Në vendngjarje u gjetën dy thika që dyshohet se janë përdorur për krimin.
Marjani rrinte i mbyllur që kur ishte kthyer nga Franca, ndërsa deklarata e familjarëve të tij hedh poshtë pretendimin e problemeve me shëndetin mendor.
Pas ngjarjes 25-vjeçari ka deklaruar para hetuesve se në një moment babai i ka kërkuar që të angazhohet me shumë në pritjen e njerëzve, pasi i kishte vdekur gjyshja.
Ndërkohë në seancë Marjani deklaroi: “Nuk është se jam sulmues, mund të ketë qenë ndonjë tjetër, nuk e kam sulmuar unë. Nuk ndihem i qetë. Me vjen shumë keq që jam këtu për një situate të tillë, nuk di si të shpjegohem. Kam punuar në ndërtim, kam qenë 6 vjet jashtë dhe nuk kam patur asnjë lloj problemi më parë. Nuk kam aktivitet negativ në përgjithësi.” (A2 Televizion)
