Mungoi avokati i ish-ministrit Beqaj, shtyhet seanca gjyqësore për dosjen ‘Sterilizimi’

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 12:41 | Kronikë

Mungoi avokati i ish-ministrit Beqaj, shtyhet seanca gjyqësore për

Mungesa e avokatit të ish-ministrit, Ilir Beqaj, u bë shkak për shtyrjen e çështjes ndaj tij dhe të bashkëpandehueve të dosjes "Sterilizimi".

Etë Beqaj ishte prezent në sallë, ndërsa avokati i tij përmes postës elektronike i ka kërkuar  gjykatës shtyrje të procesit. Avokati Ermal Yzeira njoftonte gjykatën se është në një proces tjetër dhe e ka të pamundur të jetë i pranishëm në gjyqin e stetilizimit, shkruan A2 CNN.

I pandehuri Beqaj tha se do përpiqet të gjejë edhe një avokat të dytë që gjykimi të mos shtyhet më në vazhdim. Gjykata vendosi të ndëshkojë me gjobë prej 30 mijë lekësh për mungesën e tij avokatin e ish-ministrit dhe caktoi edhe një avokat kryesisht për të. Seanca u shty për më 30 prill ora 13:00.

Pas kthimit në sallën e gjyqit, avokatët pohuan se kanë kontaktuar me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, që do të dalë me një deklaratë për situatën dhe se nuk do ta vazhdonin gjyqin. 

Avokatët i kërkuan gjykatës marrjen e masave ndaj prokurorit dhe sinjalizimin e kreut të SPAK, shkruan A2 CNN.

Në vijim gjykata i tërhoqi vëmendjen të gjithe palëve dhe shtyu seancën për në 22 prill. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos