I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, ka vazhduar në seancën e kësaj të enjteje të dosjes "Plumbi i artë" në Gjykatën e Posaçme t’u përgjigjet pyetjeve të avokatit.
Ai ka rrëfyer kontaktet me Behar Bajrin dhe çfarë ai i kishte kërkuar në këmbin të Talo Çelës.
Henrik Hoxha pyet Nuredinin: Nga e kemi nisur porosinë për familjen Masha?
Nuredin Dumani: Ne kemi marrë foto të familjarëve të Lulzim Mashës.
Henrik Hoxha: Kemi marrë foto për djalin e tij. Arsyen e kam shpjeguar. Djali nuk po vinte, se ishte në Maqedoni. Interesimin për hyrjen e tij nga Maqedonia e bënte "Sakati" (Baho). Djali mund të vinte me 200 mijë euro me vete. Këto ishin ekstra që ne do t'i ndanim me njëri-tjetrin, përveç porosisë 150 mijë euro. Ne pritëm disa muaj. Do ta them më vonë për kë u bë. Në mungesë të djalit, menduam të vrasim të atin, e që më pas djali të vinte për varrimin e të atit.
Avokati: A njeh një Elton Basha?
Nuredin Dumani: Po është miku im nga Burreli. Shkurt i thërrisja Toni, ndërsa në telefon e kisha me emrin “Bisha”. Herën e fundit e kam takuar në Kosovë. Erdhi disa herë tek unë. E kam takuar si shok.
Avokati: Si ke folur me Behar Bajrin?
Nuredin Dumani: Kam folur përmes Elton Bashës dhe Arlind Bushatit, që u vra. Deri në atë moment nuk kisha folur ende me Behar Bajrin. Fillimisht çova një djalë nga Dibra. U nisëm natën. Gjithë natën mbajta kontakt me Eltonin. Janë takuar në një fushë. Ata ishin disa veta. Unë isha në Kosovë.
Avokati: Çfarë kërkoi Behar Bajri?
Nuredin Dumani: Fola në telefon, madje pak të tensionuar. Më kërkoi të bëja goditje, Dorian Dulin, Genc Tafilin e të tjerë. Unë i kam vënë një çmim 1.5 mln euro.
Avokati: Ti çfarë i ke kërkuar Behar Bajrit?
Nuredin Dumani: Unë i kërkova Talo Çelën. I thashë të ma gjente ku ishte. Ai më tha, kam informacion se ku ndodhet.
Avokati: A kishe info se Talo Çela rrinte te Sueli?
Nuredin Dumani: Informacion jo, por thashetheme po. Suel Çela më ka thënë që ka bërë takim me Talon, por jo ta ketë mbajtur. (A2 Televizion)